Aksident i rëndë në Hamallaj, humb jetën 70-vjeçari që u përplas nga makina

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Hamallaj të Durrësit.

Rreth orës 09:50, një automjet i drejtuar nga shtetasi M. I., 57 vjeç, përplasi këmbësorin Gj. B., 70 vjeç.

I moshuari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, shtetasi M. I., 57 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin Gj. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shtetasi M. I është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.