VIDEO/ Vatra e zjarrit në Synej të Rrogozhinës, avioni ''Canadair'' nga Kroacia ndërhyn për shuarjen e flakëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2025, 08:34
Prej orëve të para të mëngjesit, avioni “Canadair” CL-415 i ardhur nga Kroacia ka nisur operacionet nga ajri për izolimin dhe shuarjen e zjarrit të rënë në Synej të Rrogozhinës.
Mjeti fluturues, i specializuar për ndërhyrje në raste zjarresh në terrene të vështira, po vepron në koordinim me forcat vendase të emergjencës civile dhe strukturat e mbrojtjes nga zjarri.
Ndërkohë që shirat e rënë disa ditë më parë shuan vatrat më problematike të zjarrit, vatra të reja kanë nisur të aktivizohen.
Punonjësit e policisë, zjarrëfikësve, Forcave të Armatosura janë të mobilizuar për neutralizimin dhe fikjen e vatrave aktive, ndërkohë që ccdo zjarrvënie e qëllimshme do të ndiqet sipas legjislacionit në fuqi.
