Fier/ Arrestohen dy drejtues mjetesh në gjendje të dehur, një i lënduar nga aksidenti

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, A. D. dhe A. H., të cilët u kapën duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur, njëri prej tyre i përfshirë edhe në një aksident në Zharrëz.

Nga përplasja u lëndua një pasagjere, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, në një ngjarje të ndarë, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, një këmbësor, B. L., mbeti i plagosur pasi u përplas nga një automjet.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. D., 65 vjeç, banues në Patos, pasi ditën e djeshme, pasi në fshatin Zharrëz, mjeti bujqësor që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen A. Sh., 34 vjeçe.
Për pasojë u dëmtua dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, pasagjerja në mjetin bujqësor, shtetasja L. D., 61 vjeçe;
-A. H., 32 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
---
Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në rrugën "Ramiz Aranitasi", automjeti me drejtues shtetasin J. K., 38 vjeç, ka përplasur shtetasin B. L., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.