Rilindja urbane 2.0/ Kikia: Shteti nuk funksionon me fushata, ka jetuar shkeljen e ligjit për 4 vite

Përmes një interviste në Ora News, gazetari Mentor Kikia tha se shteti duhet të jetë funksional çdo moment dhe jo vetëm me fushatë sikurse po ndodh kohët e fundit.

Kikia: Jam dakord me çdo veprim të shtetit për të mbajtur funksional ligjin, por nuk jam dakord me emërtimin si një fushatë sepse shteti nuk funksionin me fushata, por me një sistem pavarësisht se kush qeveris. Mbrojtja e territorit është detyrë e vazhdueshme e institucioneve dhe nuk ka pse për 4 vite të qëndrojnë e të bashkëpunojnë me shkeljen e ligjit e të vihen pastaj në lëvizje kur u thotë kryeministri.