Zjarr i përmasave të mëdha afër fshatit Sojnik në Gramsh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2025, 08:27
Një vatër zjarri me përmasa të mëdha është shfaqur në orët e vona të së dielës, në afërsi të fshatit Sojnik, pjesë e bashkisë Gramsh.
Sipas banorëve të zonës, zjarri ka përfshirë një masiv pyjor të dendur.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është pothuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor.
Zjarri vijon të përhapet me shpejtësi për shkak të erërave dhe thatësirës që ka përfshirë rajonin në ditët e fundit.
Autoritetet lokale janë në dijeni të situatës dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga banorët.
Ende pritet ndërhyrja nga ajri.
