Aksident në Dimal/ Automjeti përplas për vde*je 57-vjeçaren, shoferi largohet nga vendngjarja (EMRI)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2025, 07:42
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Dimal, në urën e re mbi lum.
Një 57-vjeçare, e cila po kalonte rrugën me delet, është përplasur për vdekje nga një automjet, i cili e ka lënë të shtrirë në rrugë dhe është larguar nga vendngjarja.
Thëllëza Caushi, banore e Dimalit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që kanë kryer kqyrjen e vendngjarjes, pas identifikimit të kufomës.
Policia konfirmon se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth vendit të aksidentit për të identifikuar mjetin që e shtypi dhe shoferin që ndodhej në drejtimin e automjetit.
