Rama: Kjo është për ata që kanë merakun se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj! Paketa e re e masave do jetë mesazh për këdo që lëndon mjedisin e përbashkët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2025, 18:29
Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit.
Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve.