Aksidenti i rëndë në Fier me tre të plago*ur, arrestohet shoferi, humbi kontrollin e makinës

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur dje, te vendi i quajtur "Qafa a Koshovicës", informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 44 vjeç, banues në Patos, pasi duke automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti u dëmtua drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialiatët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. G. 19 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Ç., 62 vjeç, për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm";
-D. D., 40 vjeç dhe I. K., 60 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet se vinin baste sportive, me celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.