Dhu*uan nënën, vajzën dhe bashkëshortet/ Arrestohen 5 persona në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar në 24 orët e fundit 5 persona lidhur me veprën penale të dhunës në familje.
Blutë e kryeqytetit vunë në pranga një 39 vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.
Një 34 vjeçar përfundoi në pranga pasi dhunoi nënën e tij, ndërkohë që tre shtetas të tjerë dhunuan bashkëshortet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin P. A., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;
-arrestuan shtetasin I. T., 34 vjeç, pasi dyshohet
se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij si dhe i ka dëmtuar automjetin vëllait të tij;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin E. Gj., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. P., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Ll. B., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.”
