Lushnje, zjarr i madh në kodrat e fshatit Sejmenas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2025, 15:42
Një zjarr i madh ka përfshirë pak minuta më parë kodrat e fshatit Sejmenas, në njësinë administrative Fier-Shegan.
Flakët kanë djegur ullishte dhe sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ndërsa rreziku i përhapjes drejt banesave është i lartë.
Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse të Bashkisë Lushnje, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve