Situatë problematike nga zjarri në Finiq/ Flakët afrohen pranë banesave në Livinë, banorët braktisin shtëpitë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2025, 11:55
Vazhdon të jetë problematike situata nga zjarri në Finiq, teksa flakët kanë depërtuar nga fshati Navaricë drejt Livinës, ku është afruar pranë banesave.
Banorët e fshatit kanë lënë banesat dhe janë mbledhur në qendër të fshatit.
Ndërkohë, po operohet me një helikopter dhe një avion për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
