VIDEO+EMRI/ U kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Krujë

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin Florjan Kalia 32 vjeç, banues në Thumanë.

32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”.

U kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 32-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin F. K., 32 vjeç, banues në Thumanë.

32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.