Kushtetuesja i jep një shans Parlamentit, Kryeziu: Vendimi nuk ka dhënë asgjë të re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2025, 21:44
Përmes një interviste në Ora News, Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtuese të Kosovës tha se vendimi i Kushtetueses duhej të ishte më e saktë dhe të kishte një masë ndëshkuese.
Kryeziu: Është bërë një vendim i cili përngjan një vendimi të vitit 2014 duke qenë se nuk ka dhënë diçka të re. Vendimi duhej të ishte më e saktë dhe të kishte një masë ndëshkuese. Ky vendim e ka kthyer gjendjen në pikën zero, pra në pikën e parë të Kuvendit të Kosovës.