Prishtinë, përfundon protesta kundër Gjykatës Speciale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2025, 19:23
Ka përfunduar protesta në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
Hysni Gucati, drejtues i OVL UÇK si organizues i protestës, deklaroi se Specialja ka devijuar nga misioni fillestar dhe dëshiron të përmbysë historinë në favor të Serbisë.
Nevenka Tromp, ish-hetuese e Tribunalit të Hagës në rastin kundër Sllobodan Millosheviçit, tha se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, duke kërkuar nga Specialja që të veprojë në mënyrë të paanshme.
Në protestë foli edhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti, që kritikoi Specialen se po pranon prova nga ata që kanë kryer krime.
