“Skandaloze dhe të orkestruara!” Nga Pogradeci Taravari fajëson kryeministrin Mickovski për thirrjet antishqiptare në Kumanovë

Skandaloze dhe të orkestruara, i ka cilësuar kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, thirrjet kundër shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, të zhvilluar fundjavën e kaluar në qytetin e Kumanovës.

Nga Pogradeci pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e bashkisë së këtij qytetit, Taravari fajësoi kryeministrin maqedonas Mickovski.

Sipas tij, një ditë para ndeshjes basketbollit ka fyer shqiptarët në fjalimin  e tij, ndërsa ka treguar se bota serbe ka ndikim të veçantë në Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit me kryetarin e bashkisë së Pogradecit, koalicioni i Besëlidhja e Aleancës Kombëtare për Integrim do të ketë takime me kryetarët e bashkisë së Korçës, Kolonjës dhe Pustecit.