Rexhaj: I mbështesim protesta për UÇK-në, por ato janë duke u përdorur politikisht kundër Kurtit

Përmes një interviste në Ora News, deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj tha se protesta të tilla që janë në përkrahje të UÇK-së i mirëpresin, por protesta të tilla po përdoren për qëllime politike.

Rexhaj: Protesta të tilla që janë në përkrahje të UÇK-së i mirëpresim, por protesta të tilla po përdoren për qëllime pulitke për të goditur qeverinë pasi kanë motivime që janë problematike në kuptim dhe në mënyrën se si po procedohen gjërat. Protesta që është thirrur për padrejtësinë e Speciales së Hagës, sigurisht që ne e mbështesim, por po vëmë re që kjo protestë të politizohet që të goditet qeveria Kurti.