EMRI/ Aksidenti me 1 të vde*ur dhe 4 të plago*ur në Levan, arrestohet shoferi

Ilir Pujo, shoferi i automjetit “Volkswagen” që aksidentoi për vdekje në Levan, Luftar Braçen, i cili qarkullonte me një mjet tip “Skoda”, është arrestuar.

Ditën e djeshme si pasojë e përplasjes së fortë, u plagosën edhe 4 pasagjerë të cilët ndodheshin në 2 automjetet.

 Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi:

Në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur dje, te rrethrrotulli i fshatit Levan, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi K. B., 51 vjeç, banues në Peqin, i cili si pasojë humbi jetën. Gjithashtu, nga aksidenti u dëmtuan shtetasi I. P. dhe 4 pasagjerë në 2 automjetet, ku 2 prej të cilëve pasi morën mjekim në spital, u larguan në banesë.