Kukës/ Kryen marrëdhënie sek*uale me të miturën, arrestohen 4 të rinj, në kërkim një 17-vjeçar

Në prangat e policisë kanë rënë 4 të rinj në Kukës, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare.

Punohet për kapjen e 17-vjeçarit’, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi:

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.