Dhu*oi nënën që ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 43-vjeçari në Dimal

Një 43-vjeçar në Dimal raportohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Bëhet me dije se e dëmtuara ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk e ndaloi autorin të përsëriste aktin e dhunës.

Gjithashtu mësohet se Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar në flagrancë 43-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin D. V., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.