Ish-ministri i Mjedisit lë qelinë, Lefter Koka merr leje për të vizituar nënën e sëmurë

Lefter Koka ka lënë përkohësisht për 8 orë qelinë e burgut.

Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve miratoi kërkesën e ish Ministrit të Mjedisit për tu larguar nga qelia deri në orën 17.00 të kësaj të enjte për shkak se nëna e tij është sëmurë.

Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut në IEVP Dureës pas disa orësh.

Ish ministri i mjedisit mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për cështjen e inceneratorëve.