Rama: Përfundojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës në Qafë Thanë

Kanë përfunduar punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndërhyrja synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të rrisë sigurinë rrugore.

Projekti përfshiu si sinjalistikën horizontale, ashtu edhe atë vertikale.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Përfundojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë ????????

Një ndërhyrje që lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe rrit sigurinë rrugore.