Topuzi: Turizmi në bregdet ka një rënie me 25% nga viti i kaluar, më problematike pjesa e jugut

Përmes një interviste në Ora News, Zak Topuzi nga Shoqata e Tur Operatorëve tha se turizmi i këtij viti duket se ka një rënie me 25% nga viti i kaluar.

Topuzi: Nga sondazhet se turizmi i bregdeti ka 25% rënie nga viti i kaluar. Më problematike janë zona e Vlorës deri në Sarandë, ndërsa pjesa veriore paraqitet më mirë. Janë të qëndrueshëm qytetet e zakonshme dhe të mëdha. Këto janë një sinjal alarmi sepse nuk mund të ketë këto nivele në këto dy muaj. Çdokënd shihet se ka ulje çmimesh, gjë që nuk është e mirë.