Rrufeja ndez zjarr në Finiq, digjen shkurre dhe bimësi pyjore

Një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në zonën pyjore të fshatit Dhivër të Finiqit.

Bëhet me dije se zjarri ka rënë në një zonë malore dhe është ndezur si pasojë e një shkarkese nga rrufeja.

Flakët po djegin shkurre dhe bimësi pyjore, ndërkohë situata po mbahet nën monitorim nga forcat zjarrfikëse të zonës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.