Gjendet i vrarë me armë zjarri 65-vjeçari në Vaun e Dejës
Frrok Lleshaj është 65-vjeçari që u gjet i pajetë mbrëmjen e sotme në një rrugë në fshatin Paçram, Vau i Dejës.
Uniformat blu bëjnë me dije se dyshohet se 65-vjeçari është vrarë me armë zjarri. Viktima u gjet i pajetë në rrugë rreth orës 21:00.
Burime bëjnë me dije se Frrok Lleshaj u gjet në rrugë nga kalimtarët. Dyshohet se 65-vjeçari u qëllua për gjakmarrje. Mësohet se viktima Frrok Lleshaj rezulton i dënuar më parë për vrasje.
Me vendim nr.37, datë 17.03.2006 Gjykata Shkodër ka dënuar me 25 vite burgim Frrok Lleshajn për vrasje me dashje të kushëririt të tij, Dodë Lleshaj. Frrok Lleshaj është liruar më datë 16.03.2023.
Policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve
Vau i Dejës / Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
