Kodi i ri Penal/ Çollaku: Kryefjalë ka burgun, në shërbim të pushtetit aktual dhe jo drejtësisë
Përmes një interviste në Ora News, gazetari Basir Çollaku tha se kryefjala e draftit të kodit të ri penal është burgu dhe se është në shërbim të pushteti.
Çollaku: Është një ndryshim total i këtij korpusi ligjor. Ka një rënie të lirive të shumta dhe thellim të autoritarizmit. Kryefjala e këtij kodi duket se është burgu që është një fjalë politike. E bërë e gjitha nga qeveria dhe përballë gjithë presionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar. Pasi e kanë bërë si kod duan që ta diskutojnë.
Është në shërbim të individëve të caktuar dhe për të rritur pushtetin e një njeriu kryeministrit. Janë ata njerëz të Sorosit që kanë bërë një reformë të dështuar si ajo në drejtësi. Këta kanë dy vite që po punojnë dhe do ta hedhin në parlamentin e ri. Është një kod që nuk është në shërbim të drejtësisë.