EMRI/ I dënuar me burg nga gjykata e Dibrës, arrestohet 56-vjeçari i shpallur në kërkim

Në Bulqizë u kap dhe u ndalua për veprën penale "Ngacmimi seksual", shtetasi Iqmet Rama i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me burg nga gjykata e Dibrës.

Njoftimi:

Bulqizë/ Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit I.R., 56 vjeç, banues në fshatin Radovesh, Bulqizë.

Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.