Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje/ IKMT dhe Policia Bashkiake shembin një banesë në Ksamil
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2025, 12:25
IKMT dhe Policia Bashkiake të Sarandës kanë zhvilluar një aksion të përbashkët në zonën e Ksamilit, ku është prishur një banesë që konsiderohej si ndërtim pa leje.
Bëhet me dije se gjatë aksionit nuk ka pasur ndërhyrje apo përplasje nga ana e banorëve.
Aksioni vjen në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për verifikimin dhe shembjen e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat turistike.
