I dënuar më parë për vrasje, kush është 65-vjeçari i vrarë me armë zjarri në Vaun e Dejës (EMRI+FOTO)

Viktima e gjetur e vrarë mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës është identifikuar si Frrok Lleshaj 65 vjeç. 

Dyshohet se 65-vjeçari u qëllua për gjakmarrje. Mësohet se viktima Frrok Lleshaj rezulton i dënuar më parë për vrasje.

Me vendim nr.37, datë 17.03.2006 Gjykata Shkodër ka dënuar me 25 vite burgim Frrok Lleshajn për vrasje me dashje të kushëririt të tij, Dodë Lleshaj.  Frrok Lleshaj është  liruar më datë 16.03.2023.

Policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

I dënuar më parë për vrasje, kush është