Balliu: Krimi i dha zgjedhjet, Rama kërkon ti japi lirinë

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se pasi krimi i dha zgjedhjet, Rama kërkon ti japi lirinë.

Balliu: Pasi krimi i organizuar e ndihmoi Ramën që të vjedhi edhe njëherë pushtetin në zgjedhjet e fundit, ja si i shpërblen ai ato.

Duke nxjerrë një propozim në kodin e ri penal ku njerëz të dënuar për krime makabre, të dënuar përjetësisht në burg, sot kërkon që ti nxjerri.

Dhe ky është po i njëjti person që ka arrestuar dhe ka burgosur qytetarë sepse nuk kanë paguar dritat apo ujin.