'Farsë politike'/ Meta nga qelia: Nuk kam patur shkresë zyrtare nga SPAK, do të paraqitem kur të jetë i pranishëm avokati
Në një postim në rrjetin social Facebook, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se nuk ka marrë asnjë ftesë apo njoftim zyrtar nga SPAK deri mëngjesin e sotëm, kur sipas tij një gardian i burgut “Jordian Misja” e ka informuar verbalisht për një paraqitje të menjëhershme pranë Prokurorisë së Posaçme.
“Për transparencë me opinionin publik dhe në ndihmë të gazetarëve në funksion të mirëinformimit”, Meta sqaron se avokati i tij nuk ka qenë i pranishëm për shkak të pamundësisë për të udhëtuar, dhe se do të paraqiten pranë SPAK sapo të jetë e mundur.
Në reagimin e tij, Meta e cilëson procesin si “një farsë politike”, duke theksuar se pas gjashtë vitesh hetimesh nuk ekziston asnjë fakt apo provë penale ndaj tij.
Postimi i Plotë:
????????̈???? ????????????????????????????????????????????????̈ ???????? ???????????????????????????????????? ???????????????????????? ???????????? ????????̈ ????????????????????????̈ ????????̈ ????????????????????????????????̈???????? ????????̈ ???????????????????????????????? ????????̈ ????????????????̈????????????????????????????????????????
Nuk kam patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri sot në ora 08:30, kur një gardian i IEVP “Jordian Misja” më komunikoi verbalisht se në orën 09:50 më kërkonin te SPAK, pa dhënë asnjë lloj sqarimi.
U lidha me avokatin tim, Kujtim Cakrani, i cili sot kishte kaluar kufirin dhe e kishte të pamundur për t’u paraqitur në SPAK në orën e komunikuar në mënyrë verbale nga një gardian.
Ndaj duke qenë se prania e avokatit është e domosdoshme nga pikëpamja proceduriale do të paraqitemi në SPAK sa më parë avokati ta ketë të mundur.
Mezi presim gjykimin dhe përballjen, pas 6 vitesh hetimesh, që nga dhjetori 2019, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, në mënyrë që i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar të mësojë të vërtetat e vetme:
ZERO fakte penale!
ZERO prova penale!
ZERO akte dhe vendime të paligjshme!
ZERO lekë dëm buxhetit të shtetit!
ZERO lekë të përfituara në shkelje të ligjit!
ZERO pasuri të paligjshme!
