DOSJA “META”/ SPAK mbyll hetimet, nis njohja e të pandehurve me akuzat! Ja kur do paraqiten ish-Presidenti dhe Monika Kryemadhi
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 28 Korrik 2025, 14:35
Mbyllen hetimet për dosjen “Meta” , ndërsa nis paraqitja e të pandehurve që janë thirrur për t’u njohur me përfundimin e hetimeve.
Gazetari Edison Vatnikaj raporton se sapo ka hyrë në SPAK, Ema Çoku, e cila është hetuar për pastrim parash.
Sot, po ashtu, paraqitet Fatime Kryemadhi, e ëma e Monika Kryemadhit, e cila pritet të paraqitet të mërkurën.
Ndërkaq, këtë të hënë është parashikuar që t’i komunikohet mbyllja e hetimeve dhe Pirro Xhixhos.
Ndërsa, për ish-presidentin Meta nuk dihet ende kur do t’i komunikohet mbylla e hetimeve.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani deri më tani nuk ka dijeni dhe njoftim nga SPAK-u.

