''Rama ishte shumë nevrik në basketboll'', Tare: Sot nuk ka politikan tjetër që e mund në politikë

Historiani dhe publicisti, Auron Tare i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se kryeministri Rama ishte shumë nevrik në lojën e basketbollit kur ishte i ri.

Tare shtoi se sot nuk ka asnjë politikan tjetër që ta mund Ramën sot.

Tare: Ajo që më dhimbset shumë është situata e basketbollit sot.

Është një dramë e tmerrshme.

Unë për hir të vërtetës nuk e kam fol ndonjëherë me Ramën, por në 2014-ën shpresoja shumë që Rama do bënte diçka që ta ngrente basketbollin shqiptar duke pasur parasysh edhe përfshirjen e tij.

Ishte shumë nevrik në lojë.

Unë e nxirrja gjithmonë jashtë.

Besoj se nuk biem dakord për shumë gjëra.

Por unë mendoj që për mirë apo për keq, nuk ka politikan tjetër sot që ta mundi.

Ka lozur me mençuri që të mos ketë njeri përballë.