FATURAT E REJA/ Pagesat nga bashkia e Tiranës, fitimet marramendëse të Ajola Xoxës nga OJF-të
Në 23 korrik, SPAK i komunikoi akuzat kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxës, si dhe bashkëpunëtorëve të tij.
CNA zbuloi detaje nga ata që e shitën dhe u bënë të penduar të drejtësisë, të cilët treguan skemat e përdorura për përfitim nga çifti Veliaj-Xoxa.
Sot CNA do të sjellë detaje që kanë të bëjnë me pagesat dhe korrupsionin e çiftit Veliaj-Xoxa.
Me dhjetëra faqe në raportin e SPAK-ut për hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, tregojnë pagesat që kryebashkiaku, duke shpërdoruar detyrën, duke përfituar nga posti i tij, firmoste për pagesa ndaj OJF-ve të Ajola Xoxës.
Më poshtë po sjellim pagesat e bëra nga Bashkia e Tiranës dhe të firmosura nga Erion Veliaj për OJF-të e Ajola Xoxës.
Vijon si më poshtë:
Qendra “Muza”
Bashkia e Tiranës, me firmë të Erion Veliajt si kryetar bashkie, ka paguar 1,620,248 lekë eventin muzikor “Baroques meets Jazz”, më datë 10 maj 2024.
OJF “Frobolous”
Pagesë me vlerë 2,970,000 lekë, projekti artistiko-kulturor “Tirana’s Fashion Night”, 11 nëntor 2023, nënshkruar nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
OJF “BYLA”
Pagesa 5,000,000 lekë për projektin “Sonoma”, më 25 nëntor 2023, nënshkruar nga Erion Veliaj.
Qendra “Albania Community Assist” 8 pagesa
-1,040,100 lekë
-1,329,200 lekë
-764,500 lekë
-2,1400,000 lekë
-3,060,000 lekë
-2,568,500 lekë
-2,125,000 lekë
-370,000 lekë
Shoqata “Bash-Art”- 9 pagesa
-4,798,250 lekë
-4,387,250 lekë
-1,892,000 lekë
-4,512,500 lekë
-4,290, 000 lekë
-1,862,000 lekë
-4,008,500 lekë
-2,167,500 lekë
-4,205,000 lekë
Të gjitha këto pagesa shkojnë në xhepin e Ajola Xoxës me firmën e Erion Veliajt.


Bashkia e Tiranës, me firmë të Erion Veliajt si kryetar bashkie, ka paguar 1,620,248 lekë eventin muzikor “Baroques meets Jazz”, më datë 10 maj 2024.
Pagesë me vlerë 2,970,000 lekë, projekti artistiko-kulturor “Tirana’s Fashion Night”, 11 nëntor 2023, nënshkruar nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Pagesa 5,000,000 lekë për projektin “Sonoma”, më 25 nëntor 2023, nënshkruar nga Erion Veliaj.
Qendra “Albania Community Assist” 8 pagesa
Shoqata “Bash-Art”- 9 pagesa
Të gjitha këto pagesa shkojnë në xhepin e Ajola Xoxës me firmën e Erion Veliajt.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i jep para Ajola Xoxës përmes OJF-ve.
CNA ka shpjeguar me detaje të gjithë skemën e OJF-ve të Ajola Xoxës dhe përfitimet marramendëse të çiftit Veliaj-Xoxa.
Sipas dokumenteve të gjetura nga SPAK-u, paratë janë dhënë me urdhër të Erion Veliajt dhe faktet janë e zeza mbi të bardhë, siç mund t’i shihni edhe të renditura më lart.
Të tjera do të publikohen në vijim.../ CNA
