SPAK I AKUZON! Kryemadhi paraqitet me unazë: E gjeta do e kenë hedhur nga inati! Meta: Mbylljen e hetimeve ma komunikuan me vonesë
Ilir Meta nuk u paraqit në SPAK për t’u njohur me akuzat ndërsa deklaroi se u informua me vonesë, por shton se do përballet në gjykatë me prokurorët. Nga ana tjetër, dosjen e mori Monika Kryemadhi që në prokurori u paraqit me një unazë që tha se e gjeti në rrugë e duhet të ishte hedhur nga inati
Për t'u njohur me mbylljen e hetimeve nga SPAK, Monika Kryemadhi i paraqit personalisht. Pavarësisht se nuk foli për divorcin me ilir metën gazetarëve u tha se sapo gjeti një unazë për të cilën nuk munguan batutat

Madje shton se duhet ta ketë hedhur qëllimisht dikush.
Sa i përket procesit gjyqësor tha se do përfaqësohet me avokatët dhe se do ketë provat e saj. Nga ana tjetër për Ilir Metën nuk u paqarit as avokati.
Kreu i Partisë së Lirisë përmes një reagimi në rrjetet sociale u shpreh se nuk ishte njoftuar në kohë për t'u paraqitur ndërsa për shkak se nuk kishte dijeni dhe avokati i tij nuk ndodhej në Shqipëri.

Megjithatë, ai shton se do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme dhe se do të përballet me akuzat që, sipas tij, janë stisur nga Partia Socialiste.
Me mbylljen e hetimeve dhe akuzat e ngritura u njoh zyrtarisht këtë të martë dhe nëna e Monika Kryemadhit.
Pas hetimit të dosjes “CEZ DIA”, “Lobimit të LSI në SHBA”, bisedimet për shtirjen e fibrës së internetit dhe verifikimit pasuror, SPAK ka ngritur akuza për korrupsion, mos deklarim pasurie dhe pastrim të parave.

