PAMJE/ Automjetet përplasen dhe përfundojnë në kanal, plagosen dy persona në aksin Fier-Roskovec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2025, 11:35
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier – Roskovec, pranë zonës së Zharrëzës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anës rrugës.

Pamjet nga vendngjarja
Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në segmentin përkatës është pjesërisht i vështirësuar.

