Andrea Pirlo është trajneri i ri i United FC
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2025, 08:32
Një aventurë e re në stol për Andrea Pirlon. Trajneri 46-vjeçar, i cili ka qenë pa klub që kur u shkarkua nga Sampdoria, ka zgjedhur të fillojë nga e para jashtë vendit.
Ai ka pranuar një ofertë nga United FC, një klub me seli në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe që luan në nivelin e dytë të futbollit (Liga e Divizionit të Parë).
NJOFITIM PËR SHTYP
"Një legjendë e vërtetë merr drejtimin! Jemi krenarë të njoftojmë Andrea Pirlon si trajnerin e ri të United FC. Me vizionin, pasionin dhe mentalitetin fitues të tij, fillon një kapitull i ri. Mirë se vini në Dubai, Z. Pirlo!"
