Surpiza e modeles për të fejuarin
Është cilësuar si një nga festat më luksoze të vitit ajo që modelja Naomi Campbell nuk i ka kursyer shpenzimet për të festuar 50 vjetorin e të fejuarit të saj, pasanikut rus Vlladimir Doronin, duke u nisur që nga marrja me qira e një pallati të shekullit XV në Jodhpur të Indisë.Një skuadër e tërë ka punuar ditë e natë për të realizuar festën në stilin indian, të gjitha sallat u dekoruan me ngjyra të forta, qirinj, me pak fjalë çdo gjë e nevojshme për të qenë e përsosur. Trembëdhjetë avionë çarter kanë sjellë rreth 200 të ftuar në Indi nga të gjitha anët e botës: Moska, Londra, New York, Stamboll etj. Të ftuarit do të vendosen në pallatin e shkëlqyer antik të rezervuar nga miss Campbell, ku janë krijuar të gjitha kushtet një pishinë e nëndheshme, fusha tenisi, kopshte sekrete, stalla, çdo gjë që mund të dëshirojë njeriu. Si duket Naomi ka dashur të konkurrojë me festën që Vlladimir i ka organizuar asaj për 40-vjetorin në Costa Azzurra.