Diamanti prej 76 karatësh shitet për 21 mln dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2012, 08:34
Diamanti i famshëm i Archduke Josephit është shitur gjatë një ankandi në Gjenevë për 21.48 milionë dollarë.Çmimi i shitjes ishte shumë më i lartë sesa ai prej 15 milionëve që pritej të shitej, ndërsa trefish më i lartë sesa çmimi i blerjes së tij.Diamanti prej 76.02 karatësh, me ngjyrë dhe qartësi të përsosur, vjen nga minierat e lashta të Golcondas në Indi.Ai fillimisht i takonte Archduke Joseph-it të Austrisë (1872-1962), një princi të linjës hungareze të Habsburgëve.