“Miss Shqipëria” rrëmben "Miss Globe"

Në 100 vjetorin e pavarësisë,  kurora e më të bukurës së globit  mbetet në Shqipëri.“Miss Shqipëria”  Kleoniki Delijorgji është fituesja e edicionit të 39 të Miss Globe internacional duke triumfuar mes bukurisë kineze dhe ruse, që morën përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë.Në këtë 100 vjetor të pavarësisë kompeticioni u realizua në Vlorë, në qytetin ku u shpallë mëvetësia.44  bukuroshet nga dhjetra shtete të botës sfiluan dhe garuan për titullin e madh  në një event tërësisht të arrirë edhe pse këtë vit thotë regjizori Petri Bozo, mbështetja mungoi, sidomos nga ministria e turizmit.Spektakli u shënua edhe nga klipet e vajzave të realizuara në trevat shqitare ku shpaloseshin bukuritë natyrore , si rruga më e mirë për të reklamuar vendin tone.Spektakli prej 3 orë e 30 minuta  iu besua drejtimit të Krenar Ahmetit dhe Hygerta Sako.