Çmimet MTV, triumfojnë Swift dhe Bieber

Taylor SWift është fituesja më e madhe e natës së çmimeve europiane MTV të zhvilluar në Frankfurt të Gjermanisë.  22-vjeçarja  nuk  është e pëlqyer vetëm në Britani por gjithë Evropa e  pëlqen.Këngëtarja e Love Story fitoi çmimin si këngëtarja më e mirë femër, performanca më e mirë drejtpërdrejtë dhe paraqitja më e mirë.E vetmja paralele që mund të hiqet me suksesin e saj ka qenë ajo e yllit të adoleshentëve Justin Bieber cili gjithashtu fitoi tre çmime, pavarësisht mungesës së tij për shkak të një koncerti.Ndërkohë  këngëtari koreano verion PSY që po çmend gjithë botën me këngën e tij Gangam style mori çmimin e videos më të mirë.