Vipat e veshur keq

Nata e mbrëmshme e ndarjes së çmimeve, "MTV Europe Music Awards", në Frankurt të Gjermanisë, sigurisht që nuk kaloi për tërhequr vëmendje.Mbrëmë, në tapetin e kuq parakaluan shumë yje të muzikës dhe menjëherë pas debutimit të tyre, mediet u huaja kanë bërë klasifikimin e yjeve që kanë dështuar me veshjen.E para është modelja, Heidi Clum e cila, pati veshur një fustan "Versace" me shumë rripa e që u kritikua jo pak.E dyta në radhë është këngëtarja, Lana Del Rey, që, nuk kishte marrë as mundin më të vogël të kujdesej për veten gjatë kësaj mbrëmje.Kim Kardashian që kohët e fundit është kritikuar shpesh herë për përzgjedhje të gabuar të veshjeve edhe këtë natë nuk mbeti mbrapa pa u komentuar.Të fundit në listë janë grupi "Jedwards" i përbërë nga dy vëllezërit binjakë të cilët, kësaj radhe kishin vendosur të visheshin njësoj, me kostume vezulluese.