Rama ndan pamjet në Qeparoi: Pas lirimit të hapësirave, bashkia Himarë ka vendosur çadra falas për pushuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2025, 11:24
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike.
Teksa ka ndarë pamje nga plazhi në Qeparo, kreu i qeverisë shprehet se bashkia e Himarës tashmë ka vendosur çadra që do të jenë falas për të gjithë pushuesit.
“Qeparoi, pas lirimit nga zaptimet e paligjshme, ku Bashkia Himarë ka vendosur tani çadrat që do të jenë falas për të gjithë pushuesit”, shkruan Rama.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon prej disa ditësh dhe është shtrirë në të gjithë vendin. Kreu i qeverisë ka paralajmëruar masa për shkelësit dhe nëse nuk zbatojnë urdhrin për lirimin e hapësirave.
