VIDEO/ Miqësoret e verës, Arsenali fiton ndaj Milanit, Saka vendimtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2025, 16:00
Arsenali ka triumfuar 1-0 ndaj Milanit, në miqësoren e luajtur në National Stadium.
Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, me ekipin anglez që ishte më kërkues në zonën e kundërshtarit.
Në pjesën e dytë, Saka ndëshkoi kuqezinjtë, pas një asisti të Kiwior.
Milan u përpoq që të reagonte, por nuk ia doli dot që të futej në lojë.
Milan i Allegrit do masë forcat me Liverpool në miqësoren e radhës të Singaporit, sakaq Arsenali përballet me Newcastle.
