Universiteti i Kolumbias nd*shkon studentet pro-palestineze

Pushtimi i disa prej ambjenteve te universitetit të Kolumbias u ka kushtuar rëndë studentëve që organizuan protestën pro palestineze.

Tubimi paqësor në ambientet e universitetit në fillim të muajit maj degradoi në përplasje me forcat e rendit dhe në arrestimet e disa prej studentëve. Kjo bëri që universiteti të nisi një hetim për shkelje të rregullave.

Shkolla e Ivy League tha se studentët u vlerësuan individualisht dhe iu dha mundësia të paraqisnin çështjen e tyre, e ndjekur nga një proces shqyrtimi që zgjati disa javë. Ndersa dha vendimet e saj përfundimtare të martën.

Disa studentë janë vënë në provë, disa të tjerë janë pezulluar nga një deri në tre vjet, ndërsa të tjerë përballen me revokimin e diplomave dhe përjashtimin.

"Pengimet e aktiviteteve akademike janë në shkelje të politikave dhe rregullave të Universitetit, dhe shkelje të tilla domosdoshmërisht do të sjellin pasoja", thuhet në deklaratën e universitetit.

Duke e cilësuar protestën si një kryengrijtja, në deklaratë shtohet se ajo u zhvillua kundër rregullave të brendshme dhe pengonin aktivitetet akademike.

Protestat pro palistenez u shtrinë në disa kampuse universtare jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. Por Kolumbia u cilësua si epiqendra e tubimeve mbarëkombëtare.