Myzyraj: Vendimi i Celibashit ishte i pritshëm, por me kundërthënie që duhen sqaruar

Në studion e lajmeve të “Ora News”, gazetari Isa Myzyraj komentoi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi lidhur me zëvendësimin e mandatit në listën e koalicionit “Shqipëria Bëhet”, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë dhe qartësinë ligjore të vendimit.

" Në fakt vendimi ishte pak a shumë i drejtë dhe i pritshëm nga ana e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi por ka disa kundërthënie gjatë fjalisë së tij dhe vendimit të kryekomisionerit që duhen sqaruar ose nga Celibashi në minutat në vijim ose pasi ta kemi të zbardhur vendimin e tij.

Zoti Celibashi e rrëzoi mundësinë që kandidati të jap dorëheqjen nga kandidimi dhe tha që këtë mund ta kishte bërë gjatë kësaj periudhe, por ndërkohë e shmangu Ana Dajkun e cila është e para në listën e kandidatëve në listën e mbyllur të koalicionit 'Shqipëria Bëhet' dhe mandati i kaloi Kleana Xhuvelit, e katërta në listë.

Celibashi e e arsyetoi këtë me dy letra, përkatësisht nga Kleana Xhuveli, dhe nga i nënti në listë, zoti Zeqir Kërdhoni, daja i Shabanit, ndërkohë që Kleana Xhuveli është kushurirë e parë, goca e xhajës e Adiatik Lapajt.

Është një vakum ligjor, një çështje që kërkon interpretim dhe shpjegim nga kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve", u shpreh Myzyraj.