Mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranës/ Berisha: Duan ta bëjnë me dyer të mbyllura si mafia

Kryetari i PD, Sali Berisha në një komunikim për mediat u shpreh se mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës duan ta bëjnë me dyer të mbyllura si mafia.

Berisha: Nuk kam një informacion se çfarë rendi dite kanë, por kam informacion se ata duan ta bëjnë me dyer të mbyllura si mafia.

Në një kohë kur ligji dhe rregullorja e këshillit.

Është parlament, Këshilli Bashkiak i Tiranës është parlamenti i qytetarëve të Tiranës.

Ligji dhe rregullorja përcakton në mënyrë të qartë se ato janë të hapura për mediat.

E detyrueshme. Nuk mund të ketë mbledhje të mbyllur.