Berisha: Më 11 maj s’kishte zgjedhje, por farsë elektorale. Ja pyetjet e mia për Ilirjan Celibashin

Nga foltorja e selisë blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët vijoi akuzat ndaj mazhorancës për farsën elektorale të 11 majit.

Lidhur me këto pretendime Berisha iu drejtua dhe kryekomisionerit zgjedhor Ilirjan Celibashi me disa pyetje që kanë të bëjnë pikërisht me procesin zgjedhor.

DEKLARATA E BERISHËS

Për një shoqëri, groposja e zgjedhjeve si proces demokratik, shndërrimi i tyre në farsë elektorale, është de facto dhe de jure varrosje e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe demokracisë së atij vendi.

Në farsën elektorale të 11 majit 2025, Edi Rama ka përdorur të gjitha format, mënyrat, mjetet, pushtetet për denatyrimin e zgjedhjeve në mënyrë të plotë dhe totale.

Sot unë kam këto pyetje për Ilirjan Celibashin.

A janë marrë 350 kuti votimi me 12 apo me 13 prill të vitit 2025 nga magazinat e KQZ-së në Farkë? Së pari.

Së dyti. A ka firmosur ai dorëzimin e personave të caktuar të 350 kutive të votimit?

Së treti. A ka dijeni ai për marrjen e tyre pa asnjë dokument? Për marrjen e tyre pa asnjë dokument dhe dërgimin e tyre në një lokacion të administruar nga një ish-deputet socialist.

Dhe e fundit. I kërkoj zotit Celibashi të dorëzojë menjëherë kamerat e magazinave të materialeve të votimit sipas kërkesës të përfaqësuesve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore në KQZ.

Transferimi që kërkon të bëjë tek Ilirian Gardë, një sipërmarrje shtetërore e sigurimit të objekteve shtetërore, është qesharak dhe është thjesht një përpjekje për t’u fshehur, për të larë duart me një krim ndoshta të padëgjuar më parë.

PD disponon të gjitha mundësitë për të faktuar sa ato që unë shtrova pyetjet sot.

Por zoti Celibashi duhet të përgjigjet këtyre pyetjeve sepse kemi të bëjmë me një akt të padëgjuar në 32 vite, por të paralajmëruar se ka ndodhur nga një seri demonstrimesh në të cilat kutitë me fletë votimi çdo gjë mund të ishin, por jo kuti të qendrave të votimit.

Pra, është një akt ky për të cilin me të drejtë ne kërkojmë transparencë të plotë.

350 kuti votimi janë marrë nga persona pa asnjë dokument, vetëm në qoftë se i kanë pasur të fshehura, por aty asnjë dokument.

Duket se nuk është lënë asnjë lloj mjeti dhe mundësie, thashë pa vepruar, për degradimin e plotë të zgjedhjeve në një farsë të shëmtuar.

Në pritje të këtyre përgjigjeve, ne do ndërmarrim edhe hapa të tjerë, por kjo farsë nuk do njihet kurrë. Kurrë.

Së dyti, duhet të informoj qytetarët shqiptarë në Shqipëri dhe diasporë dhe të përgëzoj dhe përshëndes raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, në të cilin denoncohet me forcën më të madhe afera e Skavicës.

Aferë ajo ndër më të katastrofalet për Dibrën, aferë që de facto asgjësonte Dibrën e shekujve dhe mijëvjeçarëve.

Por, në meritën më të madhe të dibranëve të diasporës, por edhe të dibranëve në Peshkopi, të cilët ia dolën të sensibilizojnë komunitetin ndërkombëtar për këtë krim të shëmtuar social, mjedisor, të gjithanshëm, verdikti i raportit është kundërshtimi i plotë i ndërtimit të kësaj vepre, trashëgimi e paranojës së Enver Hoxhës.

Ne i jemi drejtuar Ilirjan Celibashit, përfaqësuesit tanë dhe në mënyrën më absurde Celibashi i ka drejtuar ata tek ‘Iliria Guard’, sikur magazinat e ruajtjes së materialeve të votimit janë pronë e ‘Iliria Guard’ dhe jo e KQZ-së.

Ne me durim pritëm se Celibashi të dëshmojë se nuk është pjesë e këtij skenari të zhdukjes së kutive të votimit për qëllime të manipulimit elektoral, Celibashi gjer sot nuk ka kthyer. Por ne kemi mundësi të faktojmë çdo gjë.

Sidoqoftë unë sot i shtrova atij një seri pyetjesh.

Është një lloj, një ndërtesë të thuash merrja rojës dhe jo ti japë administratori. Kjo është një gjë absurde. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një skenar ndofta të miratuar edhe nga KQZ-ja.

Megjithatë ne po e ndjekim, ne disponojmë dokumente, fakte të pakundërshtueshme se sa janë marrë, kur janë marrë, ku kanë shkuar, ku janë vendosur, që të gjitha.

Por është mirë që Celibashi të bëjë transparencën në pozicion ku është.

Unë deklaroj? Po më thuaj ti që flet që nuk janë farsë.

Atë e ka marrë vesh e gjithë bota që janë farsë.

A e more vesh që në raportin që u miratua në Këshillin e Europës nga delegacioni që vëzhgoi zgjedhjet, rekomandimi thotë në Shqipëri të ndahet partia nga shteti.

Tani, për çdo njeri që ka minimumin e njohurive elektorale, ky rekomandim do të thotë se zgjedhjet janë zhvilluar në kushtet e partisë shtet dhe se në kushtet e partisë shtet nuk ka zgjedhje, por ka farsë..

..Tani, siç e shihni jemi në kushtet e një farse të pashembullt elektorale në 32 vite.

Besoj se kemi arritur të dokumentojmë dhe po dokumentojmë çdo ditë për shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare dhe partnerët tanë farsën e shëmtuar.

Pastaj fjalën do e marrë populli opozitar dhe demokratët.

Kjo është...

Ajo është një çështje që ka të bëjë, ai nen ka të bëjë kur zhvillohen zgjedhje dhe jo kur zhvillohet farsë elektorale.

Në kuptimin që farsat nuk mund të përdoren për mekanizma antiopozitë në një kohë kur ato janë mekanizma thelbësorë antidemokratike.

Besoj se e ke të qartë, janë për përmbysjen e sistemit demokratik.

Tani, statuti është në rregull, nuk ka nevojë për momentin për ndonjë ndryshim.

Sigurisht që pasi të finalizojmë denoncimin në Shqipëri dhe botë të farsës elektorale, PD do bëjë një analizë të plotë të të gjitha problemeve në mënyrë që të modernizohet dhe të hapet gjithnjë e më shumë.