Vlorë/ Go*iti me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, arrestohet 49-vjeçari dhu*ues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2025, 17:30
Dhuna në familje vijon të mbetet problem në shoqërinë shqiptare.
Pavarësisht masave dhe ndërgjegjësimit, shumë burra vazhdojnë të dhunojnë partneret apo bashkëshortet e tyre.
E tillë ishte edhe ngjarja e fundit në Livadhja të Vlorës, ku një 49-vjeçar ka goditur me gotë qelqi bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime.
Policia ka arrestuar dhunuesin e dyshuar.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja arrestuan shtetasin P. K., 49 vjeç, banues në fshatin Livadhja, Finiq, pasi dyshohet se ka goditur me një gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime.
