Ndërron jetë foshnja e porsalindur në spital në Tiranë, kallëzohet në Polici stafi mjekësor

Një 34-vjeçar me inicialet Xh. Q., ka bërë kallëzim në polici për stafin mjekësor në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë, pasi foshnja e porsalindur ka humbur jetën.

Sipas kallëzuesit foshnja ka humbur jetën si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor. Nërkohë, materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm.

“Xh. Q., 34 vjeç, se foshnja e tij ka humbur jetën, në spital, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm”, njofton policia.