HIMARA/ Apeli i GJKKO-së lë në burg Jorgo Goron, Gjikokën dhe Bashon. Sekuestrohet apartamentit që ishte në emër të Gentian Sulës

Apeli i Gjykatës së Posaçme lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro.

Ai u gjet fajtor dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme për “Shpërdorim detyre” dhe “Mosdeklarim pasurie”.

Sipas vendimit të togave të zeza, Goro përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 2 vite e 20 ditë heqje lirie.

Ndërkaq dy ish-zyrtarët Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho, u dënuan me nga 2 dhe 3 vite burg. Sipas vendimit, edhe ata do të përfitojnë ulje të dënimit.

Apeli i GJKKO-së ka vendosur edhe konfiskimin e apartamentit rreth 81 m katrorë që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula. Shkalla e Parë më herët vendosi t’ia kthente apartamentin firmës.

VENDIMI 

Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), më datë 22.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 44 akti, datë 03.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimet e paraqitura nga të pandehurit J.G.,V.Gj. dhe J.B, ndaj vendimit nr.25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1 - Lënien në fuqi të vendimit nr.25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë  për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,me këtë ndryshim:

Urdhërohet konfiskimi i pasurisë së mëposhtme:

-Apartament i regjistruar me nr. pasurie ***, volumi ***, faqe ***, zona kadastrale***, me sipërfaqe 81,41 (tetëdhjetë e një presje dyzet e një) m2, ndodhur në ***, së bashku me sendin sekuestruar shtetasit E.V. me procesverbalin e sekuestrimit datë 03.07.2024, çelës me ngjyrë të zezë,me mbishkrimin “***”, me kod “***”. 

2 - Mospranimin e ankimit të ankuesit Shoqëria “***” shpk, kundër vendimit nr.25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3- Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen solidarisht të pandehurve.

 U shpall në Tiranë, sot me datë 22.07.2025.